Skip to main content
Śrī Īśopaniṣad, Ebook, ebook cover

Albanian · Ebook

Śrī Īśopaniṣad

AlbanianEbook
$1.58AUD

Digital purchase. Your access code will be sent by email. No physical product is shipped.

Price$1.58AUD
Checking your cart…
  • One secure checkout
  • Personal email delivery
  • Support at support@krishnabookspov.com.au
Know someone who would enjoy this?

Know what you are choosing

Explore this title

Read the overview, meet the contributors and browse the contents before ordering.

About this bookA clear overview of the title

Mijёra vite mё parё kёto mёsime kanё qenё tё studiuar nё mbarё botёn. Tё fshehur me mija vite nё gjuhёn sanskrite tё Indisё. Śrī Īśopaniṣad mё i squari nga 108 Upaniṣadat, libёr i lashtё shpirtёror i drejtёsisё njerёzore tani i botuar nё gjuhёn shqipe si edicion i parё i autorizuar. Me njё tematik mjaftё interesante mbi yogёn, reinkarnacionin, karmёn, sigurisht se do ta tёrheq vёmendjen e lexuesve. Kjo kryevepёr e kulturёs sё lashtё tё Indisё – Vedave e harruar pёr aqё shumё kohё e prezentuar nga pёrfaqёsuesi i shenjtё i kёsaj kulture Hirёsia e Tij Hyjnore A.  C. Bhaktivedanta Swami Prabhupāda. Śrī Īśopaniṣad, libёr ky i cili ndezi revolucionin shpirtёror nё vetёdijen e njeriut tё Perёndimit.

Authors and narratorsAuthor, narrator and translator details

Author information

A. C. Bhaktivedanta Swami Prabhupāda

Hirësia e tij Hyjnore A. C. Bhaktivedanta Swami Prabhupāda u shfaq në këtë botë në vitin 1896 në Kalkutë të Indisë. Ai u takua fillimisht me mësuesin e tij shpirtëror, Śrīla Bhaktisiddhānta Sarasvatī Gosvāmī, në Kalkutë në vitin 1922. Bhaktisiddhānta Sarasvatī, dijetar i shquar fetar dhe themeluesi i Gauḍīya Maṭha (një lëvizje Vaiṣṇava e cila ka gjashtëdhjetë e katër qendra), e pëlqente këtë të ri të arsimuar dhe e bindi që t’ia kushtonte jetën mësimit të dijes Vedike. Śrīla Prabhupāda u bë studenti i tij dhe, në vitin 1933, u initacionua si nxënësi i tij.

Në mbledhjen e tyre të parë, Śrīla Bhaktisiddhānta Sarasvatī kërkoi nga Śrīla Prabhupāda të transmetonte njohuri vedike në gjuhën angleze. Në vitet që pasuan, Śrīla Prabhupāda shkroi një koment mbi /"Bhagavad-gītā-n"/, ndihmoi Gauḍīya Maṭha-n në punën e tij. Në vitin 1944, filloi tek revista /"Kthimi tek Hyjnia"/ e cila botohej në gjuhën angleze dy herë në javë. I vetëm dhe pa ndihmën e askujt tjetër, Śrīla Prabhupāda e redaktonte atë, shtypte dorëshkrimet, kontrollonte bocat e galesë së faqosësit, madje, shpërndante edhe kopjet individuale. Revista tani po vazhdon te botohet nga nxënësit e tij në të gjithë botën në gjuhë të ndryshme.

Më 1950-ën Śrīla Prabhupāda hoqi dorë nga martesa, duke pranuar urdhrin /vānaprastha/ (në pension), për t’u kushtuar me tepër kohë studimeve dhe shkrimeve të tij. Ai udhëtoi në qytetin e shenjtë të Vṛndāvanës, ku jetoi në rrethana të vështira në tempullin historik të Rādhā-Dāmodara-s. Atje ai u angazhua për disa vite në studime të thella dhe shkrime. Ai pranoi rendin e braktisur të jetës (/sannyāsa/) në vitin 1959. Në Rādhā-Dāmodara Śrīla Prabhupāda filloi punën për kryeveprën e jetës së tij: një përkthim shumëvjeçar i 18 mijë vargjeve të /"Śrīmad-Bhāgavatam"/ (/"Bhāgavata Purāṇa"/) ku përfshihej edhe komentimi i plotë. Ai gjithashtu shkroi Udhëtim në planetë të tjerë.

Pas botimit të tri vëllimeve të /"Bhāgavatam"/, Śrīla Prabhupāda udhëtoi në Shtetet e Bashkuara, në shtator të vitit 1965, për të përmbushur misionin e mësuesit të tij shpirtëror. Më pas, Hirësia e Tij Hyjnore shkroi në shumë vëllime të fletoreve të përkthimeve autoritare të komentuara, si dhe studime përgjithësuese të klasikëve filozofikë dhe fetarë të Indisë. Kur erdhi fillimisht në qytetin e Nju-Jorkut, Śrīla Prabhupāda ishte praktikisht pa para. Vetëm gati pas një viti vështirësish të mëdha, ai themeloi Shoqatën Ndërkombëtare për Vetëdijen e Kṛṣṇës, në korrik të vitit 1966.

Në vitet pasardhëse, Śrīla Prabhupāda tërhoqi gradualisht dhjetra mijëra ndjekës, themeloi më shumë se njëqind tempuj dhe ashramë si dhe publikoi shumë libra. Aritja e tij e jashtëzakonshme qëndron në faktin se ai arriti të transmetonte kulturën e lashtë indiane në botën Perëndimore të shekulli të njezetë.

Në vitin 1968, Śrīla Prabhupāda dërgoi tre çifte besimtarësh të devotshëm për themelimin e Vetëdijes së Kṛṣṇës Mbretërinë e Bashkuar. Në fillim, këto çifte morën mbështetjen e disa familjeve indiane të cilët arritën të lerësonin misionin e tyre, por shumë shpejt, ata u bënë të njohur në Londër për këndimet e tyre ritualistike në rrugën e Oksfordit. Një kryetitull në gazetën e mirënjohur /"Times"/ shkruante, "Kendime të Kṛṣṇës, Mahnisin Londrën." Por /mahā-mantra/ u kthye shumë shpejt në diçka famshme. Ish pjestari i Beatles, George Harrison, i cili e kishte njohur Śrīla Prabhupāda-n dhe këndimet mantra përpara se të mbërrinin besimtarët e tij në Angli, dëshironte që të ndihmonte. Ai organizoi regjistrimin e mantrës nga /Beatles Apple/ label. Arriti në Top Ten (Dhjetëshen më të Mirë) të Britanisë dhe vendin e parë në disa shtete të tjera.

Kur Śrīla Prabhupāda mbërriti në Angli, ai ishte i ftuari i Xhon Lenonit në shtëpinë e tij në Tittenhurst, ndërkohë që puna mbi ndërtimin e tempullit në Bloomsbury, pranë Muzeut Britanik, ishte në përfundim e sipër. Në nëntor të vitit 1969, Śrīla Prabhupāda hapi zyrtarisht dyert e tempullit - tempulli i parë Rādhā-Kṛṣṇa në Europë. Lëvizja rritej gjithnjë e më shumë. Edhe për një here tjetër, Xhorxh Harrison ofroi ndihmën e tij duke dhuruar shtëpinë e tij të bukur në Hertfordshire. Tashmë, nën emrin Bhajtivedanta Manor, është qendra kryesore e Lëvizjes në të gjithë Britaninë.

Besimtarët e rinj të Kṛṣṇës, tashmë binin në sy në të gjithë metropolet kryesore të botës përmes këndimit të mantrave të tyre si dhe përhapjen e dijes Vedike përmes librave të Śrīla Prabhupāda-s. Ata filluan të organizonin festivale madheshtore kulturore përgjat gjithë vitit duke shërbyer miliona pjata me ushqim të shijshëm të ofruar për nder të Kṛṣṇës (të njohura ndryshe si /prasādam/) në të gjithë botën. Si rrjedhojë, ISKCON ka influencuar ndjeshëm jetët e qindra mijëra njerëzve. A. L. Basham, një nga njohësit kryesor të historisë dhe kulturës indiane, shkroi, "Lëvizja Hare Kṛṣṇa u rrit nga hiçi në më pak se njëzet vjet dhe tashmë është një lëvizje e mirënjohur kudo në Perëndim. Ky është një fakt i rëndësishëm në historinë e botës Perëndimore."

Në vetëm dymbëdhjetë vjet, pavarësisht moshës së tij të madhe, Śrīla Prabhupāda i ka rënë rreth e përqark globit katërmbëdhjetë herë për të zhvilluar ligjëratat e tij në gjashtë kontinente të botës. Pavarësisht axhendës së tij të ngjeshur, ai nuk e ndali kurrë krijimtarinë e tij letrare. Shkrimet e tij përfshijnë filozofinë Vedike, religjionin, literaturën dhe fushën e kulturës.

Në vitin 1972 Hirësia e Tij Hyjnore prezantoi sistemin Vedik të arsimit fillor dhe të mesëm në Perëndim, duke themeluar shkollën gurukula në Dallas, Teksas. Që atëherë dishepujt e tij kanë krijuar shkolla të ngjashme në Shtetet e Bashkuara dhe në pjesën tjetër të botës.

Śrīla Prabhupāda gjithashtu frymëzoi ndërtimin e disa qendrave të mëdha kulturore ndërkombëtare në Indi. Në Śrīdhāma Māyāpur, në Bengalin Perëndimor, adhuruesit po ndërtojnë një qytet shpirtëror të përqendruar në një tempull magjik - një projekt ambicioz ndërtimi i të cilit do të zgjasë gjatë viteve të ardhshme. Në Vṛndāvana ndodhen tempulli Kṛṣṇa-Balaram dhe Shtëpia Mikpritëse Ndërkombëtare, shkolla e gurukula, Muzeu dhe Memoriali i Śrīla Prabhupāda-s. Ka edhe tempuj të mëdhenj dhe qendra kulturore në Mumbai, Nju-Delhi, Ahmedabad, Siliguri dhe Ujain. Qendra të tjera janë planifikuar në shumë vende të rëndësishme në nënkontinentin indian.

Megjithatë, kontributi më i rëndësishëm i Śrīla Prabhupāda-s mbeten librat e tij. Të respektuar nga studiuesit për autoritetin, thellësinë dhe qartësinë e tyre, ata përdoren si libra në kurse të shumta të kolegjit. Shkrimet e tij janë përkthyer në shumë gjuhë. Shtëpia Botuese e Librit Bhaktivedanta u themelua në vitin 1972 për të botuar veprat e Hirësisë së Tij Hyjnore. Ajo është bërë kështu enti botues më i madh në botë i librave në fushën e fesë dhe filozofisë indiane. Për vetëm dymbëdhjetë vjet, pavarësisht moshës së tij të shtyrë, Śrīla Prabhupāda ishte katërmbëdhjetë herë në turne leksionesh që e çuan në gjashtë kontinente. Përkundër një axhende të tillë të ngarkuar, Śrīla Prabhupāda vazhdoi të shkruante proliferat. Shkrimet e tij përbëjnë një bibliotekë të vërtetë të filozofisë vedike, të fesë, letërsisë dhe kulturës.

Garry Gelade, një profesor i departamentit të filozofisë në Universitetin e Oksfordit, ka shkruar për shkrimet e tij: "Këto tekste janë thesare të vërteta. Çdokush, pavarësisht besimit të tij fetar apo bindjeve filozofike që ka, nuk mund të mos impresionohet prej tyre nëse i lexon me një mendje të hapur." Dhe Dr. Larry Shinn, Dean i Kolegjit të Arteve dhe Shkencave në Universitetin Bcknell ka shkruajtur, "Besimi i thellë personal i Prabhupāda-s i jepte atij një autoritet të vërtetë. Ai shfaqte njohuri të plota të shkrimeve të lashta, një kuptueshmëri që arrinte thellësi të pazakonta si dhe përbënte një shembull të vërtetë personal të mënyrës se si jetonte, sepse ai vërtetë i përjetonte ato gjëra të cilat predikonte."

Shkrimet e Śrīla Prabhupādas janë përkthyer në më shumë se 80 gjuhë të ndryshme. Bhaktivedanta Book Trust, themeluar në vitin 1972 për publikimin e veprave të tij, tashmë është bërë botuesi më i madh në botë i literaturës indiane në fushën e religjionit dhe filozofisë. Deri më tani janë shitur më shumë se 480 milion kopje në të gjithë botën.

Para se të vdiste më 14 nëntor 1977, ai e udhëhoqi shoqatën dhe e pa të rritej në një konfederatë botërore me më shumë se njëqind ashramë, shkolla, tempuj, institute dhe komunitete të fermave.

Contents25 listed sections
  1. Hyrje
  2. Invokacioni (thirrje)
  3. Mantra e parë
  4. Mantra e dytë
  5. Mantra e tretë
  6. Mantra e katërt
  7. Mantra e pestë
  8. Mantra e gjashtë
  9. Mantra e shtatë
  10. Mantra e tetë
  11. Mantra e nëntë
  12. Mantra e dhjetë
  13. Mantra e njëmbëdhjetë
  14. Mantra e dymbëdhjetë
  15. Mantra e trembëdhjetë
  16. Mantra e katërmbëdhjetë
  17. Mantra e pesëmbëdhjetë
  18. Mantra e gjashtëmbëdhjetë
  19. Mantra e shtatëmbëdhjetë
  20. Mantra e tetëmbëdhjetë
  21. Shtojcat
  22. Udhëzimi mbi shqiptimin e sanskritishtes
  23. Fjalori
  24. Biografia e autorit
  25. Qendrat e ISKCON-it

More ways to explore

Where to start with Krishna conscious books